Basha takon Mireille Clapot, nënkryetare e Komisionit për Punët e Jashtme të parlamentit francez

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi të martën një takim me Mireille Clapot, nënkryetare e Komisionit për Punët e Jashtme të parlamentit francez.
Sipas njoftimit për shtyp të PD-së, në këtë takim është diskutuar mbi situatën e sigurisë dhe zhvillimet në rajon.
“Shpreha shqetësimin për gjuhën kërcënuese të Beogradit ndaj paqes dhe sigurisë në Kosovë, por edhe në rajon, me nxitje dhe mbështetje edhe nga Moska”, tha Basha.
Kreu i PD-së kërkoi mbështetjen e Francës për anëtarësimin sa më parë të Kosovës në Këshillin e Evropës, pasi kjo, sipas tij, është edhe në interes të të drejtave të pretenduara për pakicën serbe atje.
“Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, agresiviteti i Rusisë sa vjen dhe rritet. Theksova domosdoshmërinë e mbështetjes për Ukrainën duke përdorur dhe asetet e ngrira të federatës ruse. Në funksion të kësaj është dhe Rezoluta për Rindërtimin e Ukrainës që pritet të miratohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, shtoi Basha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




