Bashkia e Delvinës pastron kanalet vaditëse e kulluese, projekti gjithëvjetor

Ekonomi | 3 vite më parë

Bashkia e Delvinës ka filluar përgatitjet për  të marr masat e duhura për tokat dhe kanalet kulluese e vaditëse të fshatrave përreth.

Sipas përgjegjësit Hajnefi Braho në gadishmëri janë vënë rezervuaret e liqenit të Bajkajt dhe Palavrisë,duke ndërruar dhe sistemuar paisjet të cilat u hyjnë në ndihmë fermerëve për ujitjen e tokave bujqësore.

Braho u shpreh se gjatë kësaj periudhe po merren edhe me pastrimin e hapjen  e kanaleve vaditëse dhe kulluese. Aktualisht janë pastruar rreth 15 mijë km kanale kullues dhe 12 km kanale ujitëse. Braho thekson se për këtë vit do të kenë program më të madh, por terreni në të cilin ndodhen është paksa i vështirë duke penguar punën normale të makinerive .

Pastrimi dhe rehabilitimi i këtyre kanaleve bën të mundur që uji të shkojë në çdo parcelë  të fermerëve dhe kullimi të jetë më t shpejtë në ditë me reshje shiu.

Gazetare: L. Fili

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme