Bashkia Tiranë, edhe 163 kuti votimi për t’u numëruar. Veliaj kryeson me 46 mijë vota më shumë se Këlliçi

Ku kanë mbetur edhe 163 qendra votimi për Bashkinë Tiranë, kandidati socialist Erion Veliaj vijon të kryesojë me 54.36 % ose 46 mijë vota më shumë se kandidati i koalicionit “bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, i cili është kandidati i dytë më i votuar me 34.89 %.
I treti më i votuar është Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë” me 4.77 % dhe më pas vjen kandidati i PD, Roland Bejko me 4.28 % të votave.
Nga 941 kuti votimi në total janë numëruar 778 dhe vijoj procesi për numërimit deri në shpalljen e rezultatit final.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




