“BBC” investigim për lobimet, përmendet edhe Lulzim Basha

Politikë | 3 vite më parë

Me titullin “Kriminelët dhe shfrytëzuesit e sanksioneve që përfitojnë nga diskrecioni në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruhet ndër të tjera se një kompani offshore ndihmoi në krijimin e kompanive që u përdoren nga anëtarët e rrethit të brendshëm të presidentit rus Vladimir Putin.

Në variantin online të rrjetit britanik të lajmeve, “BBC”, është publikuar gjatë së enjtes një shkrim investigues me shumë hollësi, ku ndër të tjera përmendet edhe emri i Lulzim Bashës.

Referuar shkrimit të “BBC” rezulton se në vitin 2017 kompania Biniata Trade LP pagoi një lobist amerikan në emër të kryetarit të Partise Demokratike, Lulzim Basha. 

Po sipas rrjetit britanik, lobisti krijoi akses tek politikanët republikanë në Amerikë, në mënyrë që zoti Basha t’i bënte një foto me presidentin e atëhershëm Donald Tramp (o. Trump) që u përdor edhe në fushatën elektorale të Shqipërisë.

Ndër të tjera në artikull thuhet se shërbimet e fshehta amerikane kanë dyshuar se fushata zgjedhore e zotit Basha asokohe mund të ishte mbështetur fshehurazi nga Rusia me 500 mijë dollarë.

Artikulli sjell në vëmendje se në shtator të këtij viti, Këshilli i Evropës caktoi z. Basha për të përgatitur një raport për mbështetjen e rindërtimit të Ukrainës pas pushtimit rus, dhe sipas “BBC”, z. Basha është shprehur se nuk kishte konflikt interesi.

BBC u përpoq të kontaktonte me z. Basha, informoi media britanike, por ai nuk u përgjigj.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme