BE pritet të hapë negociatat më 15 tetor, Hasani: Shkojmë një hap më tej, janë bërë detyra

Politikë | 2 vite më parë

Shqipërinë e ndajnë edhe pak ditë nga konferencën ndërqeveritare Shqipëri – BE që do të mbahet më 15 korrik për çeljen e negociatave.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë fjalës që mbajti në Samitit e V për Gratë e Diasporës, që u mbajt në Tiranë u shpreh mjaft optimist për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

“Kemi mbërritur në orët e fundit për çeljen e negociatave me Komisionin Europian për kapitujt e parë për anëtarësimin e vendit tonë në BE, një hap më tej i njohjes së seriozitetit të reformave dhe angazhimeve tona për këtë proces jetik të Shqipërisë dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë, dhe falë jush këto realitete po bëhen gjithnjë e më të prekshme”, tha ministri.

Në fjalën e tij, Hasani dha dhe lajmin se në zgjedhjet e pranverës së ardhshme vota e diasporës do të garantohet nga vendi i tyre pritës.

“Një lajm i mirë është që në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, vota e anëtarëve të Diasporës do të garantohet nga vendi i tyre pritës, duke bërë të mundur një të drejtë kushtetuese, por dhe një kërkesë të vazhdueshme nga diaspora jonë. Vota e diasporës është një moment historik dhe një “borxh” që u kthehet shqiptarëve që jetojnë jashtë” u shpreh ministri Hasani.

Samiti i V i Gruas së Diasporës, mblodhi për të pestin vit radhazi në Tiranë përfaqësuese të diasporës nga mbarë bota.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme