BE rikonstrukton Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë – Trajnohen dhe 30 mësues për gjuhën e shenjave

Instituti i nxënësve që nuk dëgjojnë është rikonstruktuar plotësisht. 17 klasat janë pajisur me banka, karrige dhe rafte, por gjithashtu në këtë ambient është krijuar po ashtu edhe laboratori i fotografisë dhe modernizimi i dhomës së audiometrit , ku do të zhvillohen testet e dëgjimit falas për nxënësit.
Ndërkohë janë duke u trajnuar edhe 30 mësues të cilët do të punojnë me këtë kategori nxënësish. Ky trajnim vjen si pjesë e projektit të financuar nga BE, “EU 4 Inclusive Teaching” , ndërsa është implementuar nga fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.
Ky projekt ka në fokus garantimin e mësimdhënies gjithëpërfshirëse dhe rritjen e cilësisë të mjediseve të mësimit për fëmijët e Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë dhe jo vetëm.
“Bashkimi Europian ka shumë projekte në Shqipëri dhe ka bërë shumë investime, megjithatë ky projekt është i veçantë dhe shumë prekës, pasi bëhet fjalë që këta fëmijë të angazhohen në shoqëri . Në dëshirojmë që tu ofrojmë këtyre fëmijëve, pavarësisht se nga cila pjesë e shoqërisë vijnë të gjitha mundësitë për tu ndjerë të barabartë”, u shpreh ambasadori i BE-së.
Pas trajnimit do të jenë pikërisht këta mësues të cilët do të trajnojnë kolegët, në mënyrë që shtrirja e tyre të hapet në të gjitha shkollat e Shqipërisë, për ti ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi ndryshe.
Gazetare: Katerina Kule
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




