BE takim të jashtëzakonshëm për konfliktin, Borel fton Izraelin dhe Palestinën

Një ftesë për të marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm evropianë, i cili do të mbahet sot (10 tetor), i është dërguar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Xozep Borel (Josep Borrell), ministrit izraelit Eli Cohen dhe homologut të tij palestinez, Riad al-Maliki.
“Kam ftuar ministrin e Jashtëm izraelit të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së që po mbledh sot pasdite. Unë ftova gjithashtu ministrin e Jashtëm të Autoritetit Palestinez, Riyad al-Maliki, që t’i drejtohet takimit dhe të prezantojë pikëpamjet e Autoritetit Palestinez“, tha Borrell në një postim në platformën X (ish-Tuiter).
Qëllimi i kësaj ftese është t’u japë të dy palëve një kanal diplomatik për të zgjidhur në mënyrë paqësore mosmarrëveshjet e tyre, ndërkohë që konfliktet në territoret palestineze dhe izraelite vijojnë.
Ministrat e jashtëm të BE-së do të mbajnë të martën një takim urgjent për të diskutuar zhvillimet e fundit në Izrael dhe Rripin e Gazës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




