Begaj në Prishtinë, takon Presidenten e Sllovenisë: Thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Presidenti Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Prishtinë, në kuadër të forumit ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, u takua me homologen Sllovene, Natasha Pirc Musar.
Presidentët e dy shteteve riafirmuan nevojën për thellimin e bashkëpunimit, bazuar në interesat reciproke, partneritetin në NATO dhe perspektivën e përbashkët evropiane.
Presidenti Begaj vlerësoi rolin e Sllovenisë në procesin e anëtarësimt të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Presidenti Begaj, gjithashtu, përgëzoi homologen e tij për aktivizimin e Sllovenisë në rajon me nismat që kanë prodhuar progres konkret, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm si; Samiti “Brdo-Brijun”, Samiti “Bled-it” apo Procesi i Berlinit.
Zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik ishte një tjetër temë që dy presidentët zhvilluan duke theksuar që të dy vendet kanë mundësi që mund edhe duhet të shfrytëzohen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




