Begaj pret një delegacion të Landit të Stirias në Austri; të thellojmë programet e bashkëpunimit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot një delegacion të Landit të Stirias, Austri kryesuar nga Guvernatori Christopher Drexler së bashku me Presidenten e Parlamentit të kёtij Landi, Manuela Khom.
Presidenti Begaj falenderoi z. Drexler për vëmendjen që Landi i Stirias i ka kushtuar Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor si kontribues në procesin e integrimit në BE, nëpërmjet bashkëpunimit në fushat e arsimit, kërkimit shkencor, shëndetit publik dhe turizmit.
Presidentii Republikës vlerësoi veprimtarinë e organizatës joqeveritare humanitare “Partneriteti Shqipëri- Austri” e themeluar nga Dr. Marianne Graf dhe bashkëshorti i saj e që vepron në Shqipëri që nga viti 1992.
Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj falenderoi Guvernatorin Drexler për pёrkushtimin e tij nё hartimin e programeve dhe bursave që ky Land ka me Shqipërinë që nga viti 2018 dhe inkurajoi vijimësinë e programeve të bashkëpunimit mё tё thelluar nё tё ardhmen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




