Bejko: PD në këto zgjedhje e vetmja alternativë e djathtë, përballet me 5 logo të majta

Politikë | 4 vite më parë

“Zona e Astirit” ka qenë ndalesa e rradhës e kandidatit të PD-së, Roland Bejko, në garën për kryebashkiak të Tiranës. Gjatë një takimi me zgjedhësit dhe strukturat e PD-së në këtë zonë, Bejko ka vënë theksin në faktin se në këto zgjedhje PD është e vetmja alternativë e djathtë dhe se ajo përballet me 5 logo të majta.

“Qëndresa, sakrifica, puna dhe organizimi janë cilësitë kryesore që ne kemi për të fituar kundër Erjon Veliajt, kundërshtarit tonë dhe oligarkisë politiko- ekonomike. Strategjia e Sali Berishës është forcimi i Ilir Metës dhe dëmtimi i Partisë Demokratike, jo fitorja në zgjedhje“- theksoi Bejko.

Sipas tij, “Zona e Astirit” qartazi është konceptuar si një lagje periferike provinciale e Tiranës ku mungon gjithçka, përkatësisht kopshtet, shkollat, rrugët e përshtatshme dhe prindërit kalojnë orë të tëra në trafik me fëmijët e tyre.

“Situata e rëndë kërkon mobilizim, prandaj ne do të punojmë brënda nesh për të mobilizuar, jo vetëm të djathtët kudo ku janë, por edhe qytetarët që janë elektorati gri për të vendosur për bashkinë dhe këshillin bashkiak.“- theksoi Bejko në fjalën e tij.  

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme