Belsh/ Shtohen 700 fidane pyjore, Tafani: Projekti synon mbjelljen dhe zhvillimin e pyjeve

Sociale | 4 vite më parë

Në  kuadër të muajit të pyllëzimit të muajit dhjetor, bashkitë në qarkun e Elbasanit kanë nisur mbjelljen e pemëve në territoret e tyre kryesisht, ato që ndodhen pranë lumenjve. 

Agjensia Kombëtare e Pyjeve i ka dhuruar bashkisë Belsh, 700 fidane pyjore ku sipas projektit do të mbillen në  kalanë  e malit të Gradishtës.

Sipas kryebashkiakut, Arif  Tafan, projekti është ndërgjegjësues dhe synon në mbjelljen dhe zhvillimin e pyjeve  është zgjedhur bashkia jonë si  model.

Artur Kala thotë se është zgjedhur bashkia  Belsh si  model sepse agroturizmi  i  saj është në zhvillim. Projekti ka në përbërje të tij dhe  përfaqësues nga Federata e Pyjeve dhe Drejtoria Rajonale e Pyjeve e  Elbasanit.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme