Beqiri: Pse nëna e Kryemadhit u thirr tani? SPAK i ka provat aty prej dy vitesh | 3D

“Kryemadhi në SPAK” ishte temë e emisionit të së enjtes “3D” të Alban Dudushit në RTSH 1 HD.
Avokati Idajet Beqiri shtroi pyetjen pse nëna e ish kryetares së LSI Monika Kryemadhit u thirr tani nga SPAK-ku.
Sipas tij sërish SPAK po ecën ngadalë madje nuk është ende në detyrë .
Në vlerësimin e Beqirit pritshmëritë e opinionit ndaj SPAK ishin shumë të mëdha. Sipas tij SPAK pritej të zbulonte ngjarjet e 2 Prillit 1991, e më pas gjithë ngjarjet tronditëse të trazirave sociale 1997, atij që u quajt grushti i shtetit në 14 shtator 1998 pas vrasjes së Azem Hajdarit . ” Ne menduam se SPAK do ti futej Gërdecit, dhe tani çështja e 21 janarit do të ishte në gjykatën e lartë” ” tha avokat Beqiri. “SPAK i ka provat aty prej dy vitesh për shumë ngjarje, por nuk ka bërë gjë ” shprehu keqardhjen e ai.
Beqiri tha se SPAK po ju vjen çështjeve anash dhe madje në disa gjëra të vogla ai ka humbur. “Jemi të pakënaqur nga SPAK” përsëriti avokati Idajet Beqiri.
Në vlerësimin e tij ngjarjet që do të shqyrtonte SPAK nuk i takonin vetëm opozitës së sotme, por dhe asaj të djeshme. “Nuk flitet për të majtë e të djathtë, por për ngjarje që kanë tronditur vendin” tha zoti Beqiri. Ai solli si shembull dhe urdhërin e ish ministrit socialist të mbrojtjes Pandeli Majko për shkatërrimin e armatimeve ushtarake, veçanërisht shkatërrimin e tankeve, njgjarje që duhet hetuar.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




