Berati, Tirana dhe Gjirokastra, bashkitë me më shumë projekte të përfituara nga donatorët e huaj

Ekonomi | 3 vite më parë

Berati, Tirana dhe Gjirokastra janë bashkitë me numrin më të lartë të projekteve të përfituara nga donatorët e huaj në vitin 2023.

Përkatësisht, Berati ka përfituar 16 projekte, Gjirokastra 12 projekte dhe Tirana 11 projekte.

Shifrat u publikuan nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, i cili u shpreh se, me afrimin drejt BE, do të rriten edhe programet ku pushteti vendor mund të aplikojë për fonde.

Ngritja e Akademisë për Pushtetin Vendor do të shërbejë që stafet e bashkive të trajnohen për t’u aftësuar në aplikimin me projekte për të përftuar fonde nga organizata ndërkombëtare, theksoi ministri Mazniku.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme