Berisha akuza Ramës: Pasi dështoi me ndarjen e Kosovës, mbështeti Ballkanin e Hapur

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar nga Kuvendi, kryeministrin Edi Rama duke theksuar se pasi kreu i qeverisë dështoi me ndarjen e Kosovës dhe më pas sipas Berishës, mbështeti “projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur”

“Majkëll Martin gjen Edi Ramën, 100 % të krahasueshëm, sepse Edi Rama nga dita që edhi në pushtet gjer në datën 25 shtator u bë avokat kryeson i të gjitha projekteve të serbomnadhisë. U bë po aq armik i shqiptarëve të Kosovës dhe kombit shqiptar sa vetë Aleksandër Vuçiç.

Edi Rama pas vizitës në Beograd, në mënyrën më persistente u angazhua për realizimin e projektit të ndarjes dhe copëtimit të Kosovës. Ndaj dhe Majkëll Martin thotë se, pas Pashiqit është kryeministri më i mirë i Serbisë”, theksoi Berisha.

Sipas Berishës, pasi Rama dështoi me projektin e ndarjes së Kosovës, ai futi në lojë “Ballkanin e Hapur.

“Edi Rama pasi dështoi në projektin e copëtimit dhe ndarjes së Kosovës, si argat i Vuçiçit u angazhua me të gjithë potencialin e tij për projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur. Ai vuri në darë Kosovën, vetëm e vetëm për ta nënshtruar atë në një projekt që shënonte vendosjen e hegjemonsië serbe dhe në shekullin e 21, mjerisht përsëri pas 100 vitesh në rajonin e Ballkanit. A ka argat më të shpifur më të shpërfytyruar se ky. A ka albanofob me të madh në historinë shqiptare se Edi Rama”, u shpreh Berisha në Kuvend.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme