Berisha: Akuzohem për korrupsion dhe pastrim parash, do ngrihemi në protesta

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se hetimi i nisur ndaj tij dhe arrestimi i dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi janë sulmet të ulëta ndaj tij nga kryeministri Edi Rama dhe jo vetëm.

Berisha tha se “ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash, kurse dhëndri im është ndaluar sot në aeroport tek priste të shoqen, që kthehej nga jashtë”

“Lidhur me këto akuza, deklaroj që në krye: se janë absolutisht pa asnjë bazë dhe sulme të ulëta të mirëfillta politike të Edi Rramës dhe jo vetëm atij”, u shpreh Berisha në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Ndër të tjera, Berisha paralajmëroi protesta të grupit të tij opozitar që ai drejton.

“Edi Rama mendon se duke angazhuar prokurorinë e tij kundër meje, dhe ndaluar familjarët e tij si kundërshtar politik, në momentin kur opozita ka nisur më e vendosur se kurrë, betejën pa kthim për rivendosjen e pluralizmit politik, rikthimin e votës së lirë dhe shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, do mund të frenojë dhe godasë aksionin opozitar.

Me këtë rast deklaroj se asnjë manipulim, asnjë veprim i paligjshëm dhe asnjë drejtësi e instrumentalizuar nuk mund të ndalojë qëndresën pa kthim të opozitës deri në fitoren e plotë të saj”, nënvizoi Berisha.

Ndërkaq, më herët, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit caktoi sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndaj ish-kryeministrit Berisha si dhe i bllokoi pasaportën në kuadër të hetimeve të SPAK për privatizimin e kompleksit Partizani në kryeqytet.

Sipas kallëzimit në SPAK të depozituar nga Taulant Balla në vitin 2020, Berisha dhe Jamarbër Malltezi akuzon për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e deklarim të rremë të pasurisë.

Po ditën e sotme u arrestua Malltezi dhe bashkëpunëtori i tij, ndërtuesi Fatmir Bektashi, i përfshirë në ndërtimet e pallateve në zonën ku ndodhej kompleksi sportiv.

Në vitin vitin 2020 Taulant Balla, që në atë kohë mbante postin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste paditi në SPAK, ish-kryeministrin Berisha, ish-ministrin e  Mbrojtjes Arben Imami dhe dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi si përfitues direkt të pronave të kompleksit të ish-klub “Partizani” si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët e aksionerët e dy kompanive ndërtuese në kompleksin “Partizani”.

Lexoni më poshtë dosjen e plotë:

DOSJA by Rtsh Faqe

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme