Berisha: Kandidatët e Edi Ramës takohen me grupet mafioze dhe shpërndajnë para

Kreu i grupit të “Rithemelimit”, Sali Berisha ka deklaruar se kandidatët e kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet vendore të 14 majit shpërndajnë para dhe takohen me grupet mafioze.
Duke folur nga qyteti i Durrësit, ku për kreun e kësaj bashkie, kandidon Igli Cara, Berisha tha se kandidatët e Ramës nuk pyesin për qytetarët por janë të lidhur me grupet mafioze.
“Më 14 maj përballen pra, dy platforma. Përballen idealistët e Durrësit dhe të Shqipërisë, që besojnë se liritë dhe të drejtat duhet të respektohen. Që besojnë se pushteti në një dorë është jo dramë, por është tragjedi kombëtare. Që besojnë se qytetari duhet të jetë në epiqendër të qeverisjes.
Çfarë ndodh këto kohë? Ku janë kandidatët e Edi Ramës, bodrumeve. Nuk takohen me qytetarët, takohen me punonjësit e tyre, takohen me grupet mafioze, shpërndajnë para. E dinë se vendin e kanë në burg për krimet që kanë kryer dhe atje do të shkojnë.
Edi Rama ka vjedhur shqiptarët më shumë se të gjithë pushtuesit e marrë së bashku. Edi Rama ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e varfërisë, tiraninë e mjerimit. Edi Rama nuk ka të ardhme”, ka theksuar Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




