Berisha  në Prokurori: Lulzim brava i rrethuar nga një bandë vrasësish trafikantësh, fundamentalistësh!

Politikë | 5 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dëshmuar para të enjten për më shumë se dy orë në Prokurorinë e Tiranës, para prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Eljon Mazrekut në lidhje me protestën para selisë së PD më 8 janar.

“Në deklaratën time theksova se për çdo shqiptar, për çdo mik dhe partner të Shqipërisë, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin, ishte jo vetëm atë ditë. Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish trafikantësh pengmarrësish, fundamentalistësh” tha ai para gazetarëve. 
Ish kreu dhe ish kryeministri i PD tha se “Kjo përbën momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrantë të shkrirjes në një të narko shtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin”, tha Berisha pas perfundimit te marrjes ne pyetje”.

Berisha ka sulmuar edhe Gardën e Republikës që sipas tij mori në mbrojtje Lulzim Bashën gjatë prostatës së 8 janarit. Sipasti garda e dinte se kryedemokrati ishte rrethuar nga vrasës dhe trafikantë dhe heshtën.“Momenti tjetër që dëshmon shkrirjen në një të krimit, të Ramës e Lul Bravës është Garda. Basha në kundërshtim me ligjet mbrohet nga Garda, se si është i shkarkuar. Garda nuk mundet kurrë të qëndronin në mbrojtjet të një njeriu që mbante afër banditë. Një oficer Grade ka konstatuar se personi që po mbron është i rrethuar nga vrasës dhe trafikantë. Me fondamentalistë kuptoj persona që i përkisnin organizatave terroriste, persona që kanë qenë në Siri dhe janë kthyer”, tha ish kryeministri Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh i gatshëm të dëshmojë në prokurori sa herë që ta thërrasin. “Sa herë të më thërrasin do vij në prokurori, nëse thirrem edhe në gjykatë këtu është revolucioni të bëj gjyqin e krimit në Shqipëri”. Berisha U paraqit në Prokurorinë e Tiranës në orën 11:00.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme