Berisha për akuzat e SPAK: Kur një fakt i vetëm të paraqitet, unë do të marr çdo vendim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot në një konferencë për mediat, se me trillime dhe shpifje, s’do e detyrojnë kurrë që të tërhiqet.
Referuar akuzave për privatizimin e ish-kompleksit Partizani,Berisha u shpreh se “kur një fakt i vetëm të paraqitet unë do të marr çdo vendim”.
“Kur një fakt i vetëm të paraqitet unë marr çdo vendim, por të garantoj se me falsitet, trillime, me shpifje kurrë s’mund të detyrojë Sali Berishën të tërhiqet. Nga këto reforma kanë përftuar qindra mijëra shqiptarë dhe jam krenar për to sepse transformova çështjen e pronësisë, Nëse një familjar i imi ka përfituar 1 metër katror në kundërshtim me ligjin, jam përgjegjës”, tha Sali Berisha.
Ish-kryeministri Berisha reagoi edhe ndaj akuzave se vendimi i qeverisë së tij për përdorimin e letrave me vlerë për pagesën në masën 80 përqind të shumës në blerjen e objekteve të privatizuara, është marrë për të ndihmuar dhëndrin e tij.
“Të thuash që letrat me vlerë i kam futur në përdorim për dhëndrin tim s’ka më marrëzi se kjo”, u shpreh Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




