Berisha përdor forcën në selinë e Partisë Demokratike

Politikë | 5 vite më parë

Ish kryeministri dhe ish kryetari i PD Sali Berisha i cili po përpiqet të rikthehet në krye të këaj partie dhe opozitës, ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike këtë të martë për të zhvilluar një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit. 
Përkahësit e tij hapën me forcë dyert e një prej ambienteve ku më pas nisi mbledhja.


Ndërkohë në një prej sallave të tjera në seli, kryetari PD Lulzim Basha paralelisht po zhvillonte një mbledhje tjetër.
Para mediave Berisha komentoi zhvillimet e fundit edhe në lidhje me “Open Balkan”. Ai akuzoi policinë se kishte keqtrajtuar disa adoleshentë, pas heqjes dhe djegies së flamurit serb në Tiranë.
Më tej ish kryeministri Berisha  u ndal në raportet me kreun e PD Lulzim Basha i cili duhet të lëshojë selinë. Berisha tha se kryesia e PD është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Revolucioni paqësor nuk do të lejojë dhunimin e njerëzve tha Berisha. Berisha tha se deputeti Basha do të njoftohet zyrtarisht me vendimin suprem të referendumit për shkarkimin e tij si kryetar i PD.

“Anëtarësia e PD-së është në këmbë dhe e vendosur që vendimi i marrë prej saj të zbatohet pa asnjë hezitim. Paralajmëroj këtu deputetin Basha të mos imagjinojë dhe mendojë për një çast të vetëm, që t’i kundërvihet vendimit të Referendumit më të gjerë që është mbajtur ndonjëherë në historinë e vendit, në një forcë politike. Anëtarët kanë vendosmëri absolute për të zbatuar këtë vendim.

Komisioni i përkohshëm do të bëjë detyrën e tij. Edhe njëherë ftoj çdo deputet të PD-së që e ndjen veten deputet të kësaj force politike, dhe jo deputet të Lulzim Bravës, që e ndjen veten njeri të lirë, të vijë dhe të marrë dosjen e votimit të dëgës nga e cila është zgjedhur deputet, dhe të marrë vendimet e duhura.

Çdo akt në kundërshtim me këto vendime përbën një mungesë të plotë besnikërie politike ndaj atyre që kanë derdhur lumenj djerse të këtij apo asaj deputeteje”, tha Berisha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme