“BF“, Maliqi: Nuk e njoh rezultatin e zgjedhjeve në Kuçovë, ishte mashtrim elektoral

Politikë | 4 vite më parë

Lefter Malqi, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në Kuçovë për kryebashkiak, deklaron se nuk e pranon humbjen në zgjedhje dhe bëri të ditur se ka denoncuar SPAK dhe organizmat ndërkombëtare të gjithë procesin, i cili, sipas tij, “ishte një mashtrim elektoral”.

Në rrjetin e tij social facebook, Maliqi shkruan se ka fituar betejën e drejtë, garën e moralshme, të besës dhe të mbështetjes së çdo banori të ndershëm, që kërkoi me bindje ndryshimin.

 “Manipulatorët, të panikosur nga humbja filluan manovrat e vjedhjes, puçit dhe të tjetërsimit të votës. Garantoj, zotohem dhe ju premtoj me të gjithë qënien time se ky rezultat do të zbardhet shumë shpejt. Kjo është “dhëmb për dhëmb”, deri në frymën e fundit, pasi oligarkët vodhën shpirtin tuaj të pastër! Të gjitha provat, faktet e ordinerëve po i publikojmë, çdo ditë, deri sa Kuçova  të vij në duart tuaja, ashtu siç ma besuat e dorëzuat dje me votën tuaj”- shkruan Maliqi.

Ai i ka bërë thirrje SPAK, ndërkombëtarëve, OSBE-së se ky është mashtrimi më i madh elektoral i bërë ndonjëherë.

 “Ne nuk ndalemi, ne nuk dorëzohemi dhe do t’i shkojmë deri në fund kësaj beteje të orkestruar nga Oligarku Salillari, kryemashtruesi dhe dështaku Çuçi në krahë të milingonës Hajdari. Do të jem këtu me ju ditë e natë, çdo orë që kalon  deri sa ta zbardhim të vërtetën dhe kërkesën tuaj, madje deri sa  të dorëzojmë në qeli të gjithë organizatën mafioze që ndërhyri në këtë proçes”- shkruan Maliqi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme