Biblioteka e Kamzës tërësisht funksionale

Arredimi dhe pasurimi me një fond të konsiderueshëm librash ka bërë që biblioteka e Kamzës të marrë tërësisht një pamje të re. Rreth 1000 mijë tituj me emrat më të njohur të letërsisë botërore dhe asaj shqiptare, janë librat e rinj që kjo bibliotekë tashmë ofron për të rinjtë e Kamzës dhe jo vetëm, teksa të shfrytëzueshme janë edhe ambientet e saj për lexim.
Investimet nuk janë bërë vetëm në këtë bibliotekë, por në të gjitha shkollat e Kamzës për të cilat kryetari i Bashkisë Rakip Suli thotë kanë një pamje tërësisht të re, dhe të pajisura me librat e nevojshëm për nxënësit.
Biblioteka e pallatit të kulturës “Artan Cuku” në Kamëz numëron një fond prej 4 mijë titujsh në total, teksa ashtu sikurse është bërë traditë, edhe ky vit do të sjellë një nga ngjarjet më të rëndësishme të librit, Kamza lexon 3 i cili do të mbahet gjatë muajit maj.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




