Biznesi i huaj uli me 5% transferimin e fitimeve jashtë vendit

Ekonomi | 6 vite më parë

Kompanitë dhe investitorët e huaj që operojnë në Shqipëri, ulën me 5% transferimin e fitimeve jashtë vendit, gjatë 9 mujorit 2020.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, rreth 379 milionë euro shënoi vlera e flukseve dalëse të të ardhurave nga investimet e huaja, në 9-mujorin 2020, me një rënie prej 5% kundrejt 9 mujorit 2019.

Sipas ekspertëve një nga faktorët që ka ndikuar në këtë tregues, janë masat që ndërmorën kompanitë për të pezulluar shpërndarjen e dividendentit, në kushtet e situatës së vështirë që krijoi pandemia.

Investimet e huaja direkte gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti llogariten 691 milionë euro. Ndërkohë që ky tregues u rrit 7% në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me tremujorin e dytë 2020.

Në tremujorin e parë të vitit investimet e huaja llogariten 232 milionë euro, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit që përkon edhe me periudhën e mbylljes për shkak të pandemisë investimet e huaja direkte llogariten 222 milionë euro. /Atsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme