Bllokimi i seancës plenare, PS kërkon masë disiplinore për 27 deputetë të opozitës

Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore për 26 deputetë të opozitës, të cilët bllokuan foltoren në Kuvend dhe zunë ulëset e ministrave, duke moslejuar zhvillimin e seancës.
Komisioni i etikës është mbledhur në orën 12:00, ndërsa pritet të merret vendimi nëse do të ketë përjashtime të deputetëve të opozitës.
Seanca plenare e planifikuar për t’u zhvilluar këtë të enjte (19 tetor), nuk u zhvillua, teksa opozita akuzon maxhorancën se po e pengon në punën e saj, duke i refuzuar çdo kërkesë.
Nga ana tjetër, maxhoranca ia faturoi kaosin problemeve të brendshme të PD-së.
Deputetët për të cilët kërkohet masë disiplinore:
- Sali Berisha
- Flamur Noka
- Albana Vokshi
- Xhelal Mziu
- Gaznet Bardhi
- Bledion Nallbati
- Edmond Spaho
- Saimir Korreshi
- Lindita Metaliaj
- Ramadan Likaj
- Luan Baçi
- Lefter Gështenja
- Ina Zhupa
- Helidon Bushati
- Isuf Çela
- Asllan Dogjani
- Bujar Leskaj
- Lodovik Hasani
- Tritan Shehu
- Greta Bardeli
- Dhurata Çupi
- Sorina Kote
- Kastriot Piroli
- Kasëm Mahmutaj
- Tomor Alizoti
- Qani Xhafaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




