Bllokoi foltoren dhe ofendoi Nikollën, Flamur Noka përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit

Politikë | 2 vite më parë

Sekretariati për Etikën ka vendosur përjashtimin  e deputetit demokrati Flamur Noka me 10 ditë nga seancat plenare. Ky vendim erdhi me kërkesë të grupit parlamentar të PS, pas ofendimeve që Noka i bëri në seancën e fundit plenare kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Grupi parlamentar I PS kërkoi që të merren masa disiplinore edhe ndaj deputetëve Gazmend Bardhi,      Luan Baçi, Ervin Salianji dhe Edi Paloka, por që Sekretariati për Etikën vendosi të mos marrë masa ndaj tyre.

Në seancën e 6 qershorit, Flamur Noka bllokoi foltoren dhe ofendoi kryeparlamentaren Nikolla, ku kjo e fundit mori vendimin për përjashtimin e tij për përdorimin e një “gjuhe të pahijshme”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme