Celibashi: Përfundon numërimi në 44 bashki dhe 5 këshilla bashkiakë! Pezullohet procesi në Kurbin dhe dy KZAZ në Durrës

Politikë | 4 vite më parë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se procesi i numërimit ka përfunduar në 44 bashki për kryetar bashkie dhe 5 për Këshilla Bashkiakë.

“Ka përfunduar numërimi në bashkitë Maliq, Sarandë, Kuçovë, Vau i Dejës, Cërrik, Patos, Devoll, Librazhd, Rrogozhinë, Dimal, Finiq, Peqin, Mirditë, Selenicë, Gramsh, Belsh, Roskovec, Himarë, Përrenjas, Tropojë, Dropull, Has , Përmet, Memaliaj, Klos, Kolonjë, Delvinë, Skrapar, Poliçan, Tepelenë, Pukë, Konispol, Libohovë, Fushë Arrës, Pustec, Kamëz, Elbasan dhe Vorë. Pra janë 44 bashki ku ka përfunduar procesi i numërimit për kryetar bashkie. Për Këshillat Bashkiakë ka përfunduar në Elbasan, Kamëz, Vorë, Pustec dhe Libohovë”, tha Celibashi

Aktualisht procesi i numërimit është pezulluar në Kurbin dhe dy KZAZ në Durrës.

“Në Durrës në dy KZAZ është ndërprerë procesi i numërimit për shkak të lodhjes së komisionerëve dhe në Kurbin është ndërprerë për shkak të tensioneve gjatë procesit të numërimit”, tha Celibashi.

Lidhur me ankimimet e subjekteve zgjedhore për rezultatin, Celibashi tha se “duke filluar nga 16 maji kush ka pretendime ka të drejtë të bëjë ankimim në KQZ dhe KAS do të shqyrtojë ankesat”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme