Çelsi mendon për Tonej, ofron Brojën dhe para

“Fichajes” bën me dije se Çelsi për të zgjidhur problemin me sulmin është gati të shpenzojë të tjerë milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Bretfordit, Ivan Tonej.
Sipas portalit spanjoll drejtuesit e Çelsit po mendojnë një mnëyrë për të ulur çmimin e kartonit të 27-vjeçarit. Për Brentfordin, Tonej vlen rreth 80 milionë euro. Shifra është e lartë edhe për një ekip si Çelsi dhe mendohet se në këtë tratativë mund të futet edhe kartoni i Brojës.
Siç dihet vlera e shqiptarit në merkato është rreth 28-30 milionë euro. Çelsi shpreson të ulet në tavolinë me Brentfordin me një plan të qartë. Brentfordi do të përfitonte rreth 50 milionë euro dhe shërbimet e Brojës në këmbim të Tonejt.
27-vjeçari vitin e kaluar u paraqit mjaft mirë me Brentfordin duke shënuar 20 gola në 33 ndeshje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




