Ceno Klosi emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Ceno Klosi i cili u largua nga detyra si drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve është emëruar zëvendësministër pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Klosi u emëruar në krye të tatimeve në tetor të vitit 2021. Më parë gjatë periudhës 2015-2021 Klosi ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike .
Në qershor deri në tetor të vitit 2021 Klosi u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës -Kanalizime dhe Mbetjeve të Ngurta.
Klosi ka eksperiencë të gjatë në sistemin bankar ku për më shumë se 13 vite ka mbajtur pozicione të ndryshme si Drejtor në Departamentin e Analizës së Kredisë, Drejtor në Departamentin e Riskut të Kredisë, Drejtor në Departamentin e Financimit të Strukturuar.
Gjatë kohës që drejtoi tatimet, ndaj Klosit ka pasur dhe dy padi në SPAK nga Partia Demokratike.
Gjithashtu ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku Vjollca Braho është liruar nga detyra si zëvendësministre dhe në vend të saj është emëruar nga Niko Hysa, i cili është fizikan në profesion.
Braho e mbante këtë detyrë prej nëntorit të 2021, kur zëvendësoi Albert Nikollën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




