Çipa: Pse Veliaj i quajti hetuesit e SPAK kolegë?

Analisti Aleksandër Çipa deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH që Kreu i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj po e përdor politikisht faktin që a është thirrur apo është ofruar në dëshmi por dhe për deklaratën tjetër që i quan hetuesit e SPAK si koleg.
“Veliaj ndryshe nga politikanët e tjerë bënë një lloji politike për hyrje dhe dalje nga SPAK-u në një mënyrë tjetër jo nga ata që akuzojnë apo anatemojnë SPAK por ka gjetur një mënyrë duke i konsideruar hetuesit si koleg”, deklaroi Çipa.
Sipas tij, “qëllimisht e bënë këtë gjë z. Veliaj duke adresuar përcaktime të tilla në terminologji sepse duket si lapsus por kjo është një sjellje politike. Sepse të gjithë e pranojnë që ai është një person në dijeni dhe nuk është i hetuar”.
Analisti Çipa nënvizoi se,” por dhe për lojën që luhet që a u thirr apo u vetë-ofrua z. Veliaj është një lojë që do ndodhi derisa të caktohet pozita e z. Veliaj me vetë procesin që është në hetim”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




