Çipa: Shumica duhet të kthejë balancën në Kuvend

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Aleksandër Çipa, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH kërkoi që shumica të k5thejë balancën në Kuvend pasi është më mirë një debat i tensionuar parlamentar se sa një ndeshje fizike jashtë dyerve të Kuvendit.

“Më mirë të veprohet në antagonizëm brenda parlamentit sesa të shohim një ndeshje fizike jashtë parlamentit. Të kursejmë normën e shoqërisë shqiptare sepse politika është nën nivelin e formimit të shoqërisë shqiptare që synon Evropën. Është e domosdoshme që shumica të kthejë balancën politike në Kuvend. Kjo dhe për shkak të krizës në PD. Në Evropë nuk ka një rast të dytë. Shqipëria ka prodhuar një krizë të tillë te një parti, që është shtylla e dytë e pluralizmit. Duhet reflektim. Kjo nuk bëhet në këtë mënyrë. Mungojnë edhe zërat e përmbajtur brenda shumicës. Janë disa asimetri, por nuk jam dakord kur thuhet se s’ka media të pavarura. Ka media pro dhe kundër. Por ka një spektër multimedial plural. Ka plot zëra në media që artikulojnë me dinjitet për fenomene negative.”, tha Çipa.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme