Çipa: SPAK, institucioni më i vlerësuar në progres-raport | “3D” në RTSH

Politikë | 2 vite më parë

Emisioni i fundit i 3D në RTSH për këtë javë ju kushtua progres raportit të BE për Shqipërinë, vlerësimeve të qeverisë dhe opozitës rreth këtij dokumenti.
Analisti Aleksandër Çipa kujtoi se raporti nuk është hartuar nga faktorë të brendshëm, por BE i cili ka një metodologji të caktuar.
Ai tha se janë 6 zërat e këtij raporti i cili i adresohet një realiteti konkret në Shqipëri.
Zoti Çipa tha se raporti vlerëson arritjet në sistemin e drejtësisë duke nënvizuar kontributin e SPAK-ut. Ndërkaq një vemendje kritike në raport i kushtohet dy institucioneve të tjera KLGJ dhe KLP.
Më tej zoti Çipa nënvizoi diferencat mes institucioneve politike të vendit, konkretisht pozitës dhe opozitës. Pozitës i tërhiqet vemendja për mosndërtimin e një dialogu institucional të qendrueshëm mes saj dhe opozitës.
Analisti Çipa tha se pjesë substanciale e raportit janë edhe zhvillimet ekonomike në vend, raportet me vendet e rajonit, gjenerimin e stabilitetit rajonal.
Lidhur me luftën kundër korrupsionit sipas zotit Çipa në raport shihet sensi kritik i organeve të BE.
Si qasje pozitive në raport zoti Çipa vlerëson raportet mes pushteteve, por shihen edhe kritika lidhur me nivelin e zhvillimit demokratik të shoqërisë brenda vendit.
Në planin e të drejtave të njeriut kritika ka për administratën dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave nga kushtetuta e Shqipërisë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme