Çmimet e mallrave ushqimore bien për të pestin muaj, FAO: Prodhimi global i drithërave parashikohet të bjerë

Ekonomi | 4 vite më parë

Çmimet botërore të mallrave ushqimore shënuan rënie në muajin gusht, për të pestin muaj radhazi, pas rënies së kuotimeve për shumicën e artikujve bazë.

Indeksi i çmimeve të drithërave i FAO-s u ul me 1.4 për qind nga muaji i kaluar, e nxitur nga rënia prej 5.1 për qind e çmimeve ndërkombëtare të grurit që u reflektuan nga perspektivat e përmirësuara të prodhimit në Amerikën e Veriut dhe Federatën Ruse, si dhe rifillimin e eksporteve nga portet e Detit të Zi në Ukrainë.

Çmimet e orizit mbetën të qëndrueshme gjatë muajit, ndërsa kuotimet për drithërat e tjerë u rritën mesatarisht me 0.2 për qind, pasi çmimet botërore të misrit, për shkak të motit të nxehtë dhe thatësirave në Bashkimin Evropian.

Indeksi i çmimeve të vajit vegjetal i FAO-s u ul me 3.3 për qind nga korriku, duke arritur një nivel pak më poshtë se ai i gushtit 2021. Çmimet botërore të vajit të sojës u rritën mesatarisht për shkak të ndikimit të kushteve të pafavorshme të motitpor u kompensua nga kuotimet më të ulëta për vajrat e palmës, lulediellit duke reflektuar rritjen e disponueshmërisë së vajit të palmës nga Indonezia, për shkak të taksave më të ulëta të eksportit dhe një rifillim gradual i dërgesave të vajit të lulediellit nga portet e Ukrainës.

Indeksi i çmimeve të qumështit i FAO-s u ul me 2.0 përqind në gusht, ndërsa mbeti 23.5 përqind mbi vlerën e tij të gushtit 2021. Çmimet botërore të djathit u rritën për të dhjetën muaj radhazi, ndërsa ato të qumështit ranë lehtë. Indeksi i çmimeve të mishit i FAO-s ra me 1.5 për qind nga korriku, por mbeti 8.2 për qind më i lartë se vlera e tij e një viti më parë.

Indeksi i çmimeve të sheqerit i FAO-s u ul me 2.1 për qind duke arritur në nivelin më të ulët që nga korriku 2021, i nxitur kryesisht nga niveli i lartë i eksporteve në Indi dhe çmimet më të ulëta të etanolit në Brazil.

FAO gjithashtu publikoi sot parashikimin e përditësuar të prodhimit të drithërave për vitin 2022, me një perspektivë dukshëm në rënie të prodhimit. Prodhimi global i drithërave parashikohet të bjerë me 38.9 milionë ton

Përdorimi botëror i drithërave për 2022/2023 tani është i stabilizuar në nivelin e 2 792 milion ton, ndërsa rezervat globale të drithërave në fund të sezonit 2023 pritet të tkurren me 2.1 përqind në 845 milion ton. Si rezultat, raporti i rezervave botërore të drithërave ndaj përdorimit pritet të bjerë pak nga 30.9 përqind në 2021/22 në 29.5 përqind, një nivel që FAO vëren se është ende relativisht i lartë nga një perspektivë historike.

Tregtia botërore e drithërave parashikohet të bjerë me 1.9 për qind në 2022/2023 (korrik/qershor) nga periudha e një viti më parë, në 469.6 milionë tonë.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme