Çollaku: Serbia kërkon konflikt të armatosur në Kosovë

Politikë | 2 vite më parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka deklaruar në studion e RTSH24 se samiti i mbajtur sot në Malin e Zi mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor tregoi se Serbia megjithëse është për procesin e integrimit në BE sillet si një shtojcë e Rusisë në Ballkan.  

Ai theksoi se Serbia kërkon të prodhojë konflikt në Ballkan dhe për këtë shfaqet në retorikën e saj.

“Problemi kthehet në atë çfarë bëjnë. Kemi një fuqi në Ballkan si Serbia e cila edhe pse flet dhe mëton për Bashkimin Evropian sillet një shtojcë dhe një proksi i Rusisë në Ballkan. Në samitin e Evropës Qendrore para një 1 muaji në Itali, në fjalën e saj nënkryetarja e Parlamentit të Serbisë ka përmendur 23 herë fjalën luftë. Pra, retorika e saj ishte lejoni Serbinë të kryejnë punë e veta me Bosnjen dhe Kosovën, ndryshe Ballkani ka luftë”, u shpreh Çollaku.

Çollaku theksoi se Serbia po shfaqet gjithnjë e më agresive për të bllokuar Kosovën dhe bën përpjekje për konfliktin të armatosur në Kosovë nën modelin e Banjskës.

Ai shtoi se Serbia ka rrëshqitur në një aks rus dhe tani nuk po mundohet as ta fshehë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme