COVID-19/ 11 raste të reja në 24 orët e fundit

Rastet me COVID-19 në vendin tonë janë prej muajsh tepër të ulëta, pasi tashmë popullata ka fituar imunitetin si përmes vaksinave por edhe përmes imunitetit të tufës. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar vetëm 11 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Nga 409 testime të kryera, rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki: 4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Lushnje, Vlorë, Përmet, Berat, Kuçovë. Në të gjithë vendin hanë 202 qytetarë aktivë me COVID-19.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Janë shëruar 25 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,266 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 14 Janar 2023)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 409
Testime totale 2,025,050
Raste pozitive 333,064
Raste të shëruara 329,266
Raste Aktive 202
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 141
Fier 21
Vlorë 15
Berat. 7
Shkodër 6
Gjirokastër. 3
Durrës. 4
Lezhë. 2
Dibër. 2
Elbasan. 1
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




