Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS, diskutohet agjenda e javës dhe seanca e së mërkurës

Politikë | 2 vite më parë

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e radhës.

Kryetari Bledi Çuçi diskutoi me deputetët agjendën e javës dhe projektligjet që shkojnë në seancën plenare, e cila do të mbahet ditën e mërkurë, më 12 qershor.

Krahas raportimit të veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, raportit të ILDKPKI, pritet të diskutohet edhe projektligji për një ndryshim në aderimin e Shqipërisë në Konventën e Aviacionit Civil Ndërkombëtar.

Çuçi njoftoi deputetët për takimin që do të mbahet sot në sallën e seancave plenare në kuadër të Javës së Historisë dhe Kulturës Çame, për asamblenë e Partisë Socialiste që do të zhvillohet nesër nga interneti dhe takimin festiv të së mërkurës me rastin e 33-vjetorit të themelimit të PS.

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme