Curi: Berisha do të donte ta arrestonin publikisht. Është epilogu i tij politik

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Arjan Curri, në emisionin ‘3D’ në RTSH, i mëshoi idesë së tij se Berisha dëshëron të arrestohet publikisht. Sipas tij, të gjithë mbase duan skena të tipit Noka dhe mbështetës të Berishës duke u përplasur me qeverinë.

“Berishës po i japin aktin final që ai ka dashur. Për mua s’ka mbyllje më të bukur. Çështja nuk është a po mundet Rama, por a po mposhtet Berisha. Edhe me 10 veta të mbesë Berisha, prap ai është kryetar i opozitës. Ideja ik, ik, është e kotë. Berisha do donte ta ndalonin publikisht. Imagjinoj Nokën e mbështetësit e Berishës duke u përplasur me policinë. Të gjitha palët edhe amerikanët e presin këtë skenar. Berisha ka krijuar çarje në opinion. Nesër është epilogu i sulmit të tij politik.”, tha Curri.

/rtsh.al/

 

  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme