Debat i fortë/ Gjikondi-Ikballe Berishës: E lejon burrin me disa gra? Po! Por, burri im s’ka nevojë

Sociale | 3 vite më parë

Juristja Brisida Gjikondi ka debatuar me Islamologen, Ikballe Berisha, në emisionin ‘3D’ në RTSH për disa rastet të poligamisë të deklaruara kohën e fundit.

Gjikondi duke iu drejtuar Ikballe Berisha, tha se ju nuk mund të keni tendenca që të degradojnë bazën e familje dhe shoqërisë. Nëse ju toleroni poligaminë duhet të zgjidhni të jetoni në ato shtete që lejojnë një gjë të tille.

Ikballe: Deri sot ne i respektojmë ligjet e shtetit laik por gjithmonë ka pasur raste poligamie.

Gjikondi: Ju zonja Ikballe a jeni pjesë e një poligamie në jetën tuaj personale ?

Ikballe: Jo nuk jam!

Gjikondi: A do ta pranonit ?

Ikballe: Unë e kam pranuar më parë kur kam qenë më e re , tani nuk kam nevojë.  Burri im në realitet sepse te gratë nuk ndodh. Ne nuk i shohim absurde sepse nuk i thyej ligjet e zotit.

Gjikondi: Ju nuk mund të bëheni tendencë e degradimit të qelizës bazë të familjes dhe shoqërisë.   

 

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme