Debat/ Mërtiri-Shehaj: Po flet si Rama, ai s’të pyet ty fare!

Politikë | 2 vite më parë

Në një debat janë përshirë analisti Ergys Mërtiri dhe Agron Shehaj, themelues i Partisë “Mundësia”, teksa po diskutonin në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit, lidhur me atë se çfarë do të ofrojë kjo lëvizje e re. Mërtiri u tregua skeptik, teksa tha se platforma që ata duhet të ofrojnë, është një bashkim opozitar.

Nga ana tjetër, Shehaj  kundërshtoi argumentin se opozita e përçarë është ajo që po e dëmton vendin, teksa theksoi se shkatërrimi i opozitës, sipas tij, është qëllimi i kryeministrit Edi Rama.

Debati:

Shehaj: Kjo është një lëvizje e re, idenë e kemi marrë me një grup iniciatorësh para 6 muajsh. Jemi në fillim dhe kush na sheh thotë sa mundësi kanë këta tja dalin. Është normale sepse për një gjë të re që sapo lind, njerëzit mund të jenë entuziastë, por e shikojnë dhe me dyshim. Ne kemi integritetin dhe besueshmërinë. Nuk do jetë një rrugëtim i lehtë, por do e vazhdojmë. Ne duam të krijojmë kushtet që Shqipëria të jetë vendi i mundësive për të gjithë, jo për një pakicë.

Mërtiri: Kam dashamirësi të plotë ndaj çdo prurje të re në politikë, por kjo nuk më pengon të kem skepticizmin tim dhe një sërë pikëpyetjesh. Ju thoni që Rama është e keqja më e madhe, por për mua ky është një problem sepse nëse Rama sot është në pushtet është sepse opozita është në gjendjen që është. Unë do të doja që të gjitha prurjet e reja t’i orientonit në një shtrat të vetëm që të balancohej pushteti i Ramës. Nuk shoh te ju një analizë sesi rrëzohet Rama. Ju nuk duhet ta shihni që jeni ju tek pullë përballë Ramës, por jeni në bashkëpunim me të tjerë. Mua më duket se kjo nuk është strategjia e duhur për të mposhtur Ramën, por thjesht një përfshirje në lojë për të marrë unë votat e mia dhe kaq. Çfarë ofron zoti Shehaj edhe ndaj kolegëve të vet opozitarë, çfarë platforme të përbashkët duhet të bëjnë këta për ta rrëzuar Ramën  sepse nuk besoj se ju vetëm pretendoni të mundi Ramën. Nëse ju nuk na ofroni këtë platformë, atëherë unë kam të drejtë të dyshoj dhe të them se ju nuk jeni të qartë sesi doni ta rrëzoni Ramën.

Shehaj: Nuk jam dakord që fatkeqësia e këtij vendi është opozita. Shkatërrimi i opozitës ishte një projekt i Edi Ramës dhe është një projekt i Edi Ramës. Fatkeqësia e këtij vendi vjen nga kryeministri i korruptuar. Në një vend si Shqipëria, më i korruptuari dhe më i varfri në Europë, më duket naive të mendosh që fatkeqësia e këtij vendi është opozita. Po shkojmë në një drejtim totalisht të gabuar. Ju diskutoni opozita

Mërtiri: Pse nuk rrëzohet ky Edi Rama që është kaq i keq?

Shehaj: Është problemi i sistemit sepse ky Edi Rama si çdo tjetër ka marrë aq para dhe i ka bindur të gjithë që problemi është opozita. Po kush ju dëgjon tani, opozita opozita…

Mërtiri: Ti po thua se Edi Rama qëndron në pushtet jo se opozita është e dobët, pro sepse ne fajësojmë opozitën dhe jo Edi Ramën. Ti thua se Ramën po e mbajmë ne në pushtet Ramën, jo opozita që është e dobët

Shehaj: S’ka nevojë fare për ty Edi Rama, e mban pushteti. Ty Rama nuk të pyet fare, e ka kapur pushtetin

Mërtiri: Shumë fataliste kjo që thua

Shehaj: Jo mo ky është realiteti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme