Debati/ Bregu: Meta ka teza politike. Gjikondi: Prej Metës ikin 1 mln shqiptarë të tjerë

Politikë | 3 vite më parë

Pedagogu Zylyftar Bregu dhe juristja Brisida Gjikondi kanë debatuar midis tyre në studion e emisionit  “3D” të Alban Dudushit në RTSH 1 mbi aksionin politik të fundit të Ilir Metës.

Bregu theksoi se Meta ka disa teza politike, ku një prej tyre është objektivi për 4 milionë shqiptarë plus duke pasur si qëllim rikthimin e shqiptarëve në atdhe.

Nga ana e saj, Gjikondi u shpreh se shqiptarët janë larguar jashtë vendit pikërisht për shkak të politikanëve si Ilir Meta. 

Debati në studio:

Zylyftar Bregu: Z. Meta ka disa teza politike. A do ta besojnë shqiptarët se ky e ka këtë reflektim real, normal, ky është basti i tij. Por nuk mund të themi që tezat e tij politike nuk qëndrojnë. Janë disa teza, një prej tyre objektivi për 4 milionë shqiptarë plus. Ai ka idenë që t’i kthejë këta shqiptarë.

Brisida Gjikondi: Do kthehen në Shqipëri për Metën. Ju vlerësoj dhe më duket skandaloze të marrësh të mirëqenë që do të kthehen shqiptarët në Shqipëri prej Ilir Metës.  

Zyflyftar Bregu: Nuk thashë që e marr të mirëqenë, por ka disa teza politike. Është e drejtë e shqiptarëve ta besojnë ose jo në sinqeritetin e tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme