Debati/ Lapaj: Të korruptuarit janë të PS e PD. Kraja: Pse nuk thua që është Edi Rama?

Në emisionin ‘3D’ në RTSH ka pasur një debat mes anëtarit të Këshillit Kombëtar të ‘Rithemelimit’ Akil Kraja dhe themeluesit të Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj.
Thelbi i debatit kishte të bënte me akuzat mes palëve se kush janë të korruptuar, pengëmarrësit në politikë dhe të marrurit peng.
Sipas Lapajt, një pjesë e atyre që përfaqëson Kraja i ‘Rithemelimit’, kanë djegur Shqipërinë.
“Unë s’kam thyer një xham. Kam 14 vite që student në opozitë. Jam angazhuar për mosshitjen e detit. Kam kontribuar në bllokimin e ndërrimit të nënshtetësisë. Mos flisni në emër të demokratëve. Të jesh demokratë s’do të thotë se ke logo të caktuar. Takoj edhe socialistë e s’do të thotë se rendin pas logos. Ka pengmarrës dhe të marrur peng.’, tha Lapaj.
Ndërsa Kraja i kërkoi Lapajt të mos fliste në emër të shqiptarëve.
“As ti mos fol në emër të shqiptarëve. Lufta jonë është për pluralizmin. Është Rama pengmarrës? Në primare u zgjodhën në mënyrë demokratike kryetarët. Rama është pengmarrës dhe ai tjetri është i marrë peng.”, tha Kraja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



