Deri në mesditë/ Në 34 nga 61 bashki numërimi ka përfunduar. I pezulluar në 4 bashki e 4 KZAZ të Tiranës

Deri në mesditën e sotme ka përfunduar numërimi i votave për kryetar bashkie në 34 bashki, ndërkohë që është pezulluar në 4 bashki, dhe në 4 KZAZ të Tiranës.
Ndërkohë deri në orën 22:00 të ditës së sotme pritet të përfundojë procesi i tabulimit të rezultatit për të gjitha KZAZ.
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi doli në një deklaratë për median lidhur me mbarëvajtjen e procesit
Në Finiq, në Malësinë e Madhe e Shijak dhe 4 KZAZ të Tiranës, – 38, 35, 28, 27, 26. Në të gjitha këto KZAZ pezullimi ka ardhur për shkak të lodhjes së komisionerëve dhe anëtarëve të grupit të numërimit.
Është pezulluar dhe në bashkinë e Kavajës për shkak të konfliktit që pati ndërmjet anëtarëve të KZAZ. KQZ po merret me zgjidhjen e situatës dhe shumë shpejt do të nisë numërimi i votave për kandidatët për kryetar bashkie” tha Celibashi.
Incidente?
KQZ ka nxjerrë urdhër duke i kërkuar KZAZ të zëvendësojnë anëtarët e lodhur me të tjerë por pa ndërprerë procesin e votimit.
Vetëm në Kavajë është konstatuar një problematikë për të cilën ka ndërhyrë KQZ për të zgjidhur problematikën.
“Vetëm në Kavajë kemi një problematikë. Në asnjë KZAZ tjetër nuk ka probleme në procesin e numërimit të fletëve të votimit. Është pezulluar dhe në bashkinë e Kavajës për shkak të konfliktit që pati ndërmjet anëtarëve të KZAZ. KQZ po merret me zgjidhjen e situatës dhe shumë shpejt do të nisë numërimi i votave për kandidatët për kryetar bashkie” tha Celibashi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




