Dështimi i pajisjeve të identifikimit elektronik, Rama: Dështim spektakolar i KQZ, do mbahet përgjegjësi

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si dështim spektakolare të KQZ dështimin në më shumë se 500 qendra votimi të identifikimit elektronik.

Rama tha se kjo çështje nuk do kalojë me kaq dhe se do mbahet përgjegjësi.

“Në zgjedhje nuk ka pasur asgjë të veçantë në asnjë aspekt përveç dështimit spektakolar të KQZ për të nisur ne kohë votimin në mbi 500 qendra ku në radhë ishim me mijëra qytetarë për të votuar. Kjo ishte e rëndë dhe tronditëse, pasi pajiset PEI kanë garantuar një transparencë shumë më të madhe, siguri shumë më të madhe dhe mosfunksionimi i tyre nga arsyet më banale është i pafalshëm dhe i pajustifikueshëm. Nuk do e lëmë me kaq këtë çështje, pasi pamë dhe skenat e tmerrshem të atyre pajisjeve që hidheshin si arka bosh. Ata janë paratë nga arka e shqiptarëve dhe nuk mund të hidhen ashtu”, tha Rama.

Më 14 maj në mbi 500 qendra votimi procesi i votimit nuk nisi në orën 07.00 pasi pati probleme me funksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik, duke mos lejuar votimin për disa orë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme