Dhuli: Rama do t’i shmanget votës së emigrantëve

Juristi, Skerdilajd Dhuli tha se kryeministri Edi Rama nuk ja jep votën diasporës shqiptare sepse është i ndërgjegjshëm që ajo mund të prodhojë rotacion pushteti.
Duke iu referuar rastit të Kosovës, Dhuli deklaroi në emisionin “3D me Alban Dudushi”, tha se vota e diasporës në Kosovë ishte votë për Albin Kurtin.
“Kur diskutojmë për Ramën në aspektin me diasporën duhet ti qasemi politikës që po bënë dhe qasjen që ka Rama me diasporën. Ai nuk po i jep të drejtën e votës. Ai e di shumë mirë që të lindurit pas vitit 90 në 91 ne Evropë , nuk ja blenë dot votën sepse nuk janë edukuar me frymën komunistët”.
Ndaj tha ai, Edi Rama nuk e ka si qëllim votën e diasporës ndaj nuk ja jep votën sepse shembulli më i mirë për vlerën e diasporës është Kosova. Sepse produkti që solli vota e diasporës në Kosovë dhe solli Albin Kurtin në pushtet dhe 80% e votës ishte pro-tij. Tregon që diaspora bënë ndryshimin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




