Dhuna në familje, rriten denoncimet. Policia e Tiranës ndërhyn në 600 raste

Sociale | 3 vite më parë

Rreth 600 raste të fenomenit të dhunës në familje janë regjistruar në tetë komisariatet e Policisë së Tiranës nga janari deri në fund të muajit shtator.

Të dhënat bëhen të ditura nga sektori i Dhunës në Familje në policinë e kryeqytetit, e cila thotë se numri i denoncimeve ka ardhur në rritje falë ndërgjegjësimit të qytetarëve për ta kundërshtuar këtë fenomen.

Gjatë kësaj periudhe është rritur edhe numri i urdhërmbrojtjes së menjëhershme të dhënë nga autoritetet ligjzbatuese.

Gjatë vitit 2022 numri i denoncimeve ishte më i lartë se në vitin 2021, ku u raportua për 5.213 të dëmtuar nga dhuna dhe nga krimet e tjera në familje, nga të cilat 3.760 janë gra dhe vajza.

U regjistruan 2.386 raste dhune më shumë krahasuar me 2021-in.

Për 2.205 gra dhe vajza u lëshuan urdhra të menjëhershëm mbrojtjeje, ndërsa nga fenomeni e përfshinë 266 fëmijë, 109 prej të cilëve u pajisën me urdhër mbrojtjeje.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme