Dhunimi i avokatit Mëngjesi, Meta: Akti kriminal, kapja e shteti i jep trimëri banditëve

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar një akt kriminal dhe të qëllimshëm dhunimin në mënyrë barbare të avokatit Sokol Mëngjesi. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se trimërimi i bandave ndodh pasi shteti është kapur nga “kryebanditi”.
“Avokati një akt kriminal, një akt I qëllimshëm, nuk ka asnjë justifikim, dihet nga vjen trimërimi i këtyre horrave dhe banditëve nga fakti që shteti është kapur nga një kryehorr”, u shpreh Meta.
Avokati Mëngjesi u dhunua barbarisht nga 3 persona më 29 maj, ku sipas policisë, është goditur për shkak të detyrës, ndërsa organizator dhe porositës i dhunimit është Dritan Nano.
Gjendja shëndetësore e avokatit vijon të jetë e intubuar,por e stabilizuar brenda parametrave. Sipas mjekëse, për sa kohë ndodhet në intubim, nuk ka dalë nga rreziku për jetën.
Për ngjarjen policia ka identifikuar 4 autorë: Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, ku ky i fundit largoi me automjet autorët nga vendi i ngjarjes. Për rastin është vetëdorëzuar Dorian Alia, ndërsa 3 të tjerët janë ende në kërkim dhe policia ka vënë një dëmshpërblim prej 20 mijë euro për këdo që ka informacione se ku fshihen autorët.
Sulmi mendohet të ketë ndodhur pasi Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë në Gjykatën e Apelit një familje që kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces që është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët, konkretisht Dritan Nano, nuk ka pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës së nënshkruar duke shkaktuar edhe konflikte mes tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



