Dibër, Rama: Gratë ndikuan në fitoren e PS, falenderoj dhe ato të djathtat që s’i lanë burrat të votojnë me 14 maj

Politikë | 3 vite më parë

Kryeministri, Edi Rama, gjatë një takimi falenderues me qytetarë të Qarkut të Dibrës, ka veçuar rolin e grave në fitoren e PS në të gjitha bashkitë e këtij qarku.

Ai, madje, ka falenderuar edhe të gjitha ato gra të djathta që ditën e zgjedhjeve u thanë burrave të qëndronin në shtëpi dhe të mos votonin për ‘non- gratën’.

„Pushtetin e vërtetë nuk e kanë burrat, por gratë. Sa më thellë të shkohet, aty ku burrat bëjnë të fortin, aq më të forta dalin se janë gratë nëpër shtëpia. Gratë e djathta kanë ndikuar tek burrat që të mos dalin nga shtëpia në ditën e zgjedhjeve. Unë i falenderoj pa masë për këtë“,- deklaroi Rama.

Sipas tij, të katër bashkitë e fituara nga PS në këtë qark Dibër, Mat, Klos dhe Bulqizë janë shumë të bukura, por qershia mbi tortë e këtyre zgjedhjeve ishin fitoret e kandidateve socialiste në bashkitë Klos dhe Bulqizë.   

„Fitoret janë të bukura, por fitoret në Klos dhe Bulqizë janë shumë domethënëse. Kjo  sepse Klosi mendohej se ishte bajraku i Bedriut. Dinastia e bedrive mori fund në Klos duke fituar një grua. „Qershia mbi tortë“ është ajo që ka ndodhuyr në bulqizë, sepse përfytyrohej se ishte një xhungël që ishte vetëm për luanë, tigra e pantera. Një tmerr. Kam kërkuar që të vihej një grua në Bulqizë. Me fitoren më të madhe të PS në Bulqizë është shtuar një përgjegjësi e jashtëzakonshme për PS. Nuk kalon me një falenderim nga ekrani. Doja të vija vetë tek ju që ta bëja këtë“- tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme