Disbursimi i naftës, faza e II-të- 520 fermerë përfitues në qarkun e Gjirokastrës

Në qarkun e Gjirokastrës ka nisur sot shpërndarja e kartave të naftës pa akcizë për të gjithë ata fermer që punojnë tokën dhe kanë aplikuar në skemën e naftës falas.
Bilal Bineri, përgjegjës për bujqësinë në drejtorinë e qarkut na bënë me dije se janë 520 fermerë të cilët përfitojnë në këtë fazë të dytë pas thirrjes se Ministrisë së Bujqësisë, për skemat subvensionale.
Sipas tij 95 përqind e aplikantëve tashmë kanë përfituar nga kjo skemë.
“Kanë ardhur 520 karta për t’u shpërndarë në rajonin tonë. Janq aplikantë që kanë kultivuar kulrurat e arave dhe frytorë”.
Ndërkohë sipas Binerit fermerët të cilët marrin toka me qera janë ata që hasin vështirësi në plotësimin e dokumentacionit.
“Ata që e kanë tokën e vet e kanë më të lehtë të plotësojnë dokumentë ndryshe nga ato që marrin tokë më qera, kanë veshtirësi pasi janë në emigracion pjesa më e madhe.
Kjo konfirmohet edhe nga vetë fermerët.
Edhe pse shpenzimet për prodhimet bujqësore janë të konsiderueshme, fermerët shprehen të kënaqur me mbështetjen që qeveria u jep në këtë rast.
Në qarkun e Gjirokastrës janë 1350 fermerë të cilët kanë përfituar nga fondi i qeverisë për nevojat e bujqësisë. Ndërkohë që në fazën parë kanë parë janë shpërndarë 750 karta.
Mbështetja me naftë për fermerët përfshin të gjitha kulturat bujqësore që mekanizohen.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




