Dita Europiane e mikrofinancës, Shalsi: Digjitalizimi i shërben transparencës!

Dita Europiane e Mikrofinancës u përkujtua edhe në Shqipëri. Përfaqësues të institucioneve jo bankare, parlamentare si dhe përfaqësues të botës së sipërmarrjes u bënë bashkë në takimin me teme “Digjitalizimi i Mikrofinancës – Nxitës i pëshirjes dhe qëndrueshmërisë financiare në Shqipëri”, për të folur për ecurinë e sektorit.
U vlerësua se mikrofinanca luan një rol të rëndësishëm në financimin e mikrondërmarrjeve dhe shpeshherë shërben si një instrument për të luftuar përjashtimin social dhe papunësinë.
Deputeti socialist Eduard Shalësi, kreu i komisionit parlamentar të ekonomisë dhe financave tha se mikrofinanca është një sektor që po kontribuon ndjeshëm në Shqipëri. “Na duhet të punojmë më mirë me sensibilizimin e qytetarëve për të spjeguar më mirë atë që ky sektor ofron për tregun” tha zoti Shalësi.

Arlinda Muja Presidente Shoqatës “Mikrofinanca Shqiptare” bëri një prezantim të ecurisë së sektorit si dhe foli për rolin që luan mikrofinanca në mbështetje të grave sipërmarrëse. “Shqipëria është larg mbingopjes. Ne kemi nevojë akoma të financojmë tregun”.
Të pranishem në këtë event ishin përfaqësues te parlamentit, institucione financiare ndërkombëtare, rregullatore, përfaqësues të komunitetit të biznesit, perfaqesuese të sektorit bankar, dhe dashamirës të aktivitetit të mikrofinancës.
Gazetar Omer Saraçi
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




