Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi Ndryshe-Në Lezhë çelet panairi me punimet e kësaj kategorie sociale

3 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi Ndryshe.
Nuk janë si gjithë të tjerët, por mund të bëjnë gjëra të bukura. Bëhet fjalë për personat me aftësi ndryshe në Lezhë të cilët kanë realizuar punime të ndryshme artistike, që u ekspozuan përmes një panairi në qendrën kulturore të fëmijëve.
Aktiviteti sensibilizues u organizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi Ndryshe, ndërsa të pranishëm ishin dhe krybashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhe Drejtori rajonal i Arsimit Parauniversitar Hasan Muça.
Teksa vlerësuan talentin e këtyre fëmijëve, ata garantuan mbështetje të vazhdueshme për këtë kategori sociale.”Do bëjmë ç’është e mundur që kjo kategori të integrohet dhe kwta fëmi tw ndjehen në jetë si gjithë të tjerët”, tha Ndreu.
Punimet artistike të personave me aftësi ndryshe në Lezhë tërhoqën vëmendjen e shumë të pranishme, duke bërë që dhe kjo kategori me probleme të ndjehet si gjithë të tjerët.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




