DRSHTRR Shkodër, shërbime me standarde për qytetarët

Ekonomi | 6 vite më parë
Qytetarët e Shkodrës do të aksesojnë më shumë shërbime të standardizuara falë investimit të bërë në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Shkodër, duke kursyer kohën e pritjes për shërbimet e ofruara.
 
Prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, e shoqëruar nga drejtuesja, Egla Mirashi, inspektuan përfundimin e investimit, ku është bërë i mundur rikualifikimi i plotë i godinës duke e kthyer në një hapësirë funksionale, duke përmirësuar dukshëm shërbimin për të gjithë qytetarët.
 
“Me ngritjen e kapanonit të kontrollit fizik me siguri e standarde bashkëkohore, i’u është dhënë zgjidhja problematikave të trashëguara ne vite, duke shmangur burokracitë, radhët e gjata, duke rritur cilësinë e shërbimeve në këtë drejtori e cila kryer afro 133 mijë praktika në vit”, – tha Angoni.
 
DRSHTRR Shkodër është drejtoria më e madhe në veri të vendit dhe e pesta në Shqipëri për nga numri. Ajo është kthyer në një qendër shërbimesh dinjitoze për qytetarët.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme