“E stato un albanese”, Rama: Dikur na uli kokën, sot shqiptarët janë dëshmi e lidhjes mes dy brigjeve të Adriatikut

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuara kontributin e komunitetit shqiptar në Itali, që prej 3 dekadash ka ngritur lart emrin e shqiptarëve.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se dikur shqiptarët kishin turp që të thonin se ishin shqiptar, pasi u dukej vetja se ishin në këkrim. “E stato un albanese”, (ishte shqiptar) ishte fraza që na ulte kokën, tha Rama, ndërsa sot komuniteti shqiptar është bërë urë bashkimi mes dy brigjeve të Adriatikut.
“Mirënjohje pafund për dëshirën e madhe për të më takuar dhe një përqafimet gjithëve kudo që janë. Flamujt kuqezi dhe tringjyrëshi dëshmojnë me të gjithë bukurinë e thjeshtësisë lidhjen e përjetshme mes dy popujsh që janë bashkuar prej shekujsh ku është edhe ngjizur shpirti i Evropës së sotme. Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra më rrezatuese të ribashkimit me Europën, jo politika, jo media as biznesi, por ju. Ju jeni përbashkuesit kryesorë të dy brigjeve të Adriatikut në një marrëdhënie miqësore të përjetshme. Sot kjo duket gjëja më e natyrshme në botë, por dje ishte gjëja më e pamundur në botë. Kur ju u bëtë bartësit e fillesës tronditëse të këtij misioni historik mbi anijet e ndryshkura e Shqipërisë komuniste. “E stato un albanese”, (ishte shqiptar) kjo frazë ishte avazi që shurdhonte veshin dhe ulte kokën e shqiptarëve në çdo mjedis, ku shqiptarit i duhej jo thjeshtë ta fshihte por ta harronte që ishte shqiptar”, tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




